Shqipëria me shoqëri të re për transportin publik, si do funksionojë “MobAl” i Qeverisë

Shqipëria me shoqëri të re për transportin publik, si do funksionojë “MobAl” i Qeverisë

Shqipëria do të ketë një shoqëri të re aksionare që do të ofrojë shërbime të transportit publik rrugor të udhëtarëve në vend, përfshirë linjat drejt zonave turistike. Ky është vendimi më i fundit i marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të mbajtur ditën e djeshme, 1 tetor. Kështu, sipas vendimit të bërë publik në faqen e Kryeministrisë, thuhet se është miratuar krijimi i shoqërisë aksionare me kapital 100% shtetëror, “MobAl” sh.a.. Kjo shoqëri do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe do të ofrojë shërbime të ndryshme, si transporti i rregullt i udhëtarëve, linjat turistike, transporti i nxënësve dhe punonjësve të arsimit, si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës që përfshin stacionet, parkun e autobusëve dhe sistemet elektronike të biletimit....