Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dekreti i Presidentit Begaj botohet në Fletoren Zyrtare

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, dekreti i Presidentit Begaj botohet në Fletoren Zyrtare

Dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, Presidenti Begaj ka caktuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkitë: Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat. Publikimi në Fletoren Zyrtare e bën dekretin zyrtarisht të detyrueshëm për institucionet përkatëse, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor.