Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Debat te “ligjet” për dekretin, PD: Shkelje brutale e Kushtetutës nga Presidenti
Partia Demokratike akuzoi Presidentin e Republikës Bajram Begaj se shkeli Kushtetutën kur dekretoi datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Në Komisionin e Ligjeve, nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, deklaroi se ky dekret është nul, për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka shqyrtuar ankimimin e Erion Veliajt. “Shkelje brutale. Presidenti mesa duket është në pamundësi të ushtrojë detyrën, nuk po e lënë të ushtrojë detyrën që është një nga arsyet pse Presidenti nuk mund ta vazhdojë më atë detyrë. U bënë disa dekrete që janë haptazi në shkelje”, tha nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi. Por socialistët në Komision preferuan të shmangin çdo koment për dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke u fokusuar te rendi i ditës dhe përfundimi i mandatit për 5...