Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli bllokon anijet humanitare që ishin drejtuar për në Gaza, ministri i Jashtëm: Provokimi i Hamas përfundoi
Flotilja Global Sumud, iniciativa humanitare ndërkombëtare për të dërguar ndihma në Gaza duke thyer bllokadën detare izraelite, që përfshin 40 anije nga mbi 40 vende dhe transporton 200 ton ndihma, u bllokua nga marina izraelite disa dhjetëra milje larg Gazës. Flotilja hyri në “zonën e kuqe” në mbrëmjen mes së martës, 30 shtator, dhe së mërkurës, 1 tetor: marina ushtarake izraelite filloi të merrte kontrollin e anijeve pak pas orës 20:00, pasi u dha urdhër për ndalimin e tyre. Ministria izraelite e Punëve të Jashtme deklaroi sot se veprimi i Flotiljes Global Sumud “ka përfunduar”, pa asnjë anije të karvanit humanitar që të ketë arritur në ujërat pranë Gazës. “Provokimi Hamas-Sumud ka përfunduar. Asnjë nga jahtet e provokimit Hamas-Sumud nuk arriti të hyjë në një...