Rama tallet me Macronin për lapsusin e Trump: Nuk na urove për paqen me Azerbajxhanin

Rama tallet me Macronin për lapsusin e Trump: Nuk na urove për paqen me Azerbajxhanin

Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ironizuar lapsusin e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron dhe thotë: Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.” Rama: Duhet të kërkosh falje! Macron: Pse? Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje! Macron: Më vjen keq pra! Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt! Albanian PM Rama to Macron: You...