Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Serbi-Shqipëri me rrezikshmëri të lartë, FIFA do blindojë Leskovacin
Dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë është konsideruar si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye do të merren masa të rrepta sigurie. Ky është përfundimi i mbledhjes së përbashkët mes Federatës Serbe të Futbollit, FIFA-s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përmes një komunikate për shtyp, Federata Serbe njofton se FIFA ka marrë vendimin që për sfidën e Leskovacit të dërgojë dy oficerë sigurie, me qëllim sigurimin maksimal të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët. Prania e tyre tregon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj ndeshjeje për aspektin e sigurisë, por edhe nënvizon detyrën e të gjithë aktorëve që sporti të vihet në vendin e parë,” thuhet në njoftim. Por Federata Serbe nuk ndalet vetëm këtu. Ajo kujton vetë ngjarjet e...