Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Igli Tare, nga emigranti kopshtar te Milani: Ajo që për të tjerët është fundi, për mua është vetëm fillimi
                            Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka ndarë një pjesë intime të historisë së tij personale në intervistën për “Top Story” të Grida Duma. Ai ka rrëfyer periudhën kur u detyrua ta linte Shqipërinë në fillim të viteve ’90, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, duke kaluar fillimisht periudha tepër të vështira: “Pas largimit nga Shqipëria kam punuar si kopshtar. Ishte një punë për të mbijetuar, por e pranoj se ndihesha i turpëruar. Nga një djalë me ëndrrën e futbollit, u gjenda papritur mes sakrificave të emigrantit. Megjithatë, kurrë nuk hoqa dorë nga ëndrra ime”. Ai kujtoi se që në periudhën e komunizmit e kishte projektuar veten si futbollist të Serie A, edhe pse bashkëmoshatarët e konsideronin të pamundur: “Në Parkun Rinia...