Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, dhe emri i ri që vjen
                            Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, mes tyre dhe disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Po ashtu, Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.