SHBA drejt mbylljes së qeverisë,750 mijë punonjës pritet të pezullohen

SHBA drejt mbylljes së qeverisë,750 mijë punonjës pritet të pezullohen

Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 11:34 Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara përballet me një mbyllje të afërt, pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëron se brenda dy ditësh mund të nisë pezullimi i përkohshëm i rreth 750,000 punonjësve Shkaku është mungesa e një marrëveshjeje për buxhetin në Kongres, që ka krijuar një ngërç politik mes republikanëve dhe demokratëve. Pezullimi do të prekë sektorët jo-thelbësorë, ndërsa shërbimet kritike si siguria dhe emergjencat do të vazhdojnë pa pagesë. Mbyllja pritet të ndikojë në funksionimin e agjencive federale, transportin ajror dhe shërbimet publike në mbarë vendin.