“Punoj për Tiranën, jo për vete”, Bordin largon presionin: Në derbi, ora për të fituar

“Punoj për Tiranën, jo për vete”, Bordin largon presionin: Në derbi, ora për të fituar

Një derbi për “jetë a vdekje”. Kështu mund të konsiderohet sfida e shumëpritur e së premtes në mbrëmje aty ku në “Air Albania”, Partizani dhe Tirana do të sfidohen në derbin e parë sezonal, një derbi që vjen plotësisht ndryshe nga vitet e shkuara, pasi të dyja skuadrat kanë bërë shumë keq deri tani, duke qenë në fundin e renditjes. Për Tiranën ky është fillim sezoni më i dobët në histori, pasi bardheblutë kanë vetëm 2 pikë pas 5 javëve të para. Vështirësi për të cilat është plotësisht i ndërgjegjshëm tekniku italian i kryeqytetasve, Roberto Bordin, që 1 ditë para sfidës ndaj “Demave” theksoi se Tirana duhet me patjetër të rikthehet te fitorja dhe në një sfidë derbi suksesi ka rëndësi të shumëfishtë: “Besoj erdhi...