Sherr i dhunshëm në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen me thikë dy nxënës

Sherr i dhunshëm në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen me thikë dy nxënës

Sot, më datë 2 tetor 2025, një sherr i dhunshëm mes nxënësve ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Sherri ka ndodhur në rrugë, shumë pranë gjimnazit dhe në të janë përfshirë nxënës, raporton për Klan News, Besar Bajraktaraj. Për shkak të përdorimit të sendeve të forta dhe të mprehta, dy nxënës mësohet se janë plagosur. Konfliktet e dhunshme mes nxënësve në shkolla janë kthyer në një problem madhor. Disa ngjarje të dhunshme e kriminale me pjesëmarrjen e adoleshentëve, janë shënuar në mbarë vendin. Kujtojmë se disa kohë më parë, në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet u vra me thikë një adoleshent, duke shkaktuar zemërim në shoqëri.