Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vendosi lëndë plasëse në servis makinash në Krujë, arrestohet 34-vjeçari
Krujë – Pas hetimeve intensive, Policia e Krujës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e vendosjes së një lënde plasëse në servis automjetesh në fshatin Luz, ngjarje kjo e ndodhur para 4 ditësh. Sipas njoftimit të Policisë, “strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë”. Nga hetimet rezulton se më datë 28.09.2025, i arrestuari “ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G.”, ndërsa nga shpërthimi “janë shkaktuar dëme të vogla materiale.” Policia sqaron gjithashtu se “sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij”. Aktualisht, hetimet vijojnë për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa “materialet procedurale...