Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ilan Volkov, muzikanti që denoncoi “gjenocidin” në Gaza dhe u arrestua për solidaritet
Ilan Volkov është një emër i njohur prej vitesh në botën e muzikës klasike. Me origjinë ukrainase dhe lindur në Tel Aviv, 46 vjeç, ai ka qenë për një kohë të gjatë drejtor i Filarmonisë Skoceze të BBC-së dhe i Filarmonisë së Islandës. I njohur për përkushtimin ndaj misioneve të vështira, si regjistrimet e veprave të kompozitorëve të panjohur për publikun e gjerë, Volkov ndërmori para disa javësh misionin më të vështirë: nga skena e BBC Orchestra, ai e quajti situatën në Gaza “gjenocid” dhe bëri thirrje për protesta. Fjalët i shoqëroi me veprime: më 19 shtator u arrestua në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, teksa përpiqej së bashku me një grup aktivistësh të kalonte ndihma në solidaritet me të rrethuarit dhe flotiljen...