Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndryshime në qeveri! Emërohet zv.ministrja për Punët e Jashtme, lirohet nga detyra ajo e Financave
Të tjera ndryshime kanë ndodhur nga Qeveria teksa raportohet për lëvizjen e disa zv.ministrave. Këshillit të Ministrave ka vendosur sot që: -Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. -Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave -Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Gjithashtu ndryshime janë miratuar edhe në përbërjen e disa institucioneve.