“Po rrjedh shumë gjak, ndoshta ka vdekur”, publikohen telefonatat e dhimbshme pas vrasjes së 23-vjeçares në tren në Charlotte

“Po rrjedh shumë gjak, ndoshta ka vdekur”, publikohen telefonatat e dhimbshme pas vrasjes së 23-vjeçares në tren në Charlotte

Pamje të tmerrshme dhe dëshmi rrëqethëse kanë dalë në dritë pas vrasjes brutale të një 23-vjeçareje nga Ukraina, Irina Zarutska, e cila u ther me thikë në qafë nga një 35-vjeçar brenda një treni në Charlotte, SHBA. Sipas mediave amerikane, thirrjet e para në numrin e emergjencës pasqyrojnë panikun dhe tronditjen e pasagjerëve që u gjendën dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. “Një burrë sapo e goditi me thikë këtë grua, pa asnjë arsye“, dëgjohet të thotë një burrë i panikuar, i cili kishte telefonuar menjëherë autoritetet. Autori i dyshuar, Dekarlos Brown, kishte një histori të mëparshme dhune dhe sulmesh me armë të ftohta. Viktima, e cila kishte emigruar në SHBA në vitin 2022 për të shpëtuar nga lufta në Ukrainë, nuk ka reaguar pas goditjes,...