U arrestua në operacionin e SPAK, ky është vëllai i deputetit të PS i akuzuar për tjetërsim pronash

U arrestua në operacionin e SPAK, ky është vëllai i deputetit të PS i akuzuar për tjetërsim pronash

Ky që shihni më lart është Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Durrës. Po ashtu në pranga u vu edhe Vullnet Muça, i cili është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se operacioni është kryer me urdhër të SPAK, në kuadër të tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit si dhe për zbardhjen e një vrasje. Ndërkohë GJKKO ka lëshuar 9 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Astrit Avdylin dhe Aldo Avdylin të dyshuar për vrasje. Top Channel