Padi në SPAK/ Kalaja: Lejet e ndërtimit në Tiranë dhe bregdet, të lidhura me pastrim parash me bekimin e Ramës dhe Ballukut

Padi në SPAK/ Kalaja: Lejet e ndërtimit në Tiranë dhe bregdet, të lidhura me pastrim parash me bekimin e Ramës dhe Ballukut

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK, ku ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i lidhur drejtpërdrejt me një skemë të dyshuar pastrimi parash përmes lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar. Sipas Kalasë, projektet e miratuara në mënyrë të përsëritur nga figura të larta të qeverisë janë në kundërshtim me ligjin dhe shërbejnë për të legjitimuar burime të paligjshme financiare. Ajo kërkon hetim të plotë nga SPAK për të gjitha lejet e ndërtimit të lidhura me studio projektimi të përzgjedhura në mënyrë të dyshimtë, si dhe për rolin e Bankës së Shqipërisë, që sipas saj duhet të japë llogari për rritjen e pazakontë të...