Nga ishulli i ‘parajsës’, te kaosi dhe ‘lumenjtë’ e shiut. Shihni katastrofën nga përmbytjet në Ibiza

Nga ishulli i ‘parajsës’, te kaosi dhe ‘lumenjtë’ e shiut. Shihni katastrofën nga përmbytjet në Ibiza

Ibiza, destinacioni ndërkombëtar për festa dhe club-e të njohura, është goditur nga rrebeshi më i keq në 70 vjet. Në më pak se 24 orë, ishulli mori deri në 254 litra ujë për metër katror, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle (AEMET), duke regjistruar periudhën më të lagësht 24-orëshe që nga viti 1952. Stuhia Gabrielle solli sasi të mëdha lagështie nga Mesdheu dhe e bllokoi atë mbi Ishujt Balearik, duke bërë që rrugët të shndërrohen në lumenj dhe infrastruktura të shembet. Imazhet që kanë qarkulluar në të gjithë botën tregojnë makina të zhytura deri në dritare, turistë që braktisin me nxitim autostradën kryesore për të kapur fluturimet e tyre në këmbë dhe hotele luksoze që mbushen me ujë. Në Pacha-n historike, pranë marinës, një pjesë e çatisë...