Dodik njofton “ngrirje të përkohshme” të ligjeve jokushtetuese, Republika Srpska i druhet reagimit të EUFOR

Dodik njofton “ngrirje të përkohshme” të ligjeve jokushtetuese, Republika Srpska i druhet reagimit të EUFOR

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik ofroi dje një “ngrirje të përkohshme” të ligjeve jokushtetuese të miratuara nga parlamenti i Republikës Srpska, ndërsa bashkëpunëtorja e tij Zheljka Cvijanoviç i bëri thirrje EUFOR-it të mos ndërmarrë hapa “që do të thellojnë më tej krizën” në BiH. Në një postim në rrjetin social X Dodik komentoi për herë të parë mesazhet e dërguara nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas gjatë vizitës së saj në Sarajevë të martën, duke dënuar qartë politikanët nga radhët e serbëve të Bosnjës për shkaktimin e krizës aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë. Por Dodik ‘e kapërceu’ atë pjesë në njoftimin e tij dhe u përqëndrua në deklaratën e Kallas se liderët politikë në BiH kanë...