Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Nuk po presim, po vrapojmë drejt BE-së!

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Nuk po presim, po vrapojmë drejt BE-së!

Në Kopenhagen të Danimarkës po zhvillohet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, me pjesëmarrjen e liderëve nga 49 vende evropiane, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në qendër të diskutimeve janë Ukraina dhe siguria në Evropë. Kryeministri Edi Rama ka folur pak para gazetarëve para nisjes së samitit. Ai foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama i pyetur për integrimin. Ai u pyet edhe për çështje të tjera, si sulmet kibernetike nga...