Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Bie Republika! Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dhe i thotë burgut hapu me shkeljen e nenit 115..
                            Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndezur alarmin më të madh kushtetues në vend, teksa ditën e djeshme ka firmosur dekretin për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025 dhe pesë bashkive të tjera në po të njëjtën datë. Ky vendim vjen ndërkohë që çështja e shkarkimit të Erion Veliajt ndodhet ende në duart e Gjykatës Kushtetuese, duke e kthyer dekretin në një sfidë të hapur ndaj rendit kushtetues. Sipas juristëve, presidenti Begaj ka shkelur nenin 115 të Kushtetutës, i cili përcakton se procesi pezullohet derisa Kushtetuesja të shprehet përfundimisht, çka rrezikon që kreu i shtetit të ndiqet penalisht. Por dje Presidenca ka dalë me një arsyetim tjetër, duke e konsideruar rastin “Veliaj” si çështje administrative dhe jo kushtetuese. Ky interpretim...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       