Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervis Berberit, mbrojtja: Të veçohet dosja dhe të përjashtohet gjyqtari nga çështja

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervis Berberit, mbrojtja: Të veçohet dosja dhe të përjashtohet gjyqtari nga çështja

Shtyhet sërish procesi ndaj Ervis Berberit dhe Valter Begajt. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja e Berberit kërkoi veçim të dosjes së klientit të tij. Po ashtu avokati mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit nga kjo çështje. Kujtojmë se Apeli i GJKKO e ka lënë në burg Berberin, pasi dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash. Top Channel