Kampi në Loznicë, zgjedhjet në Moldavi nxjerrin zbuluar Vuçiçin, si Serbia u kthye në “poligonin e stërvitjeve” ruse

Kampi në Loznicë, zgjedhjet në Moldavi nxjerrin zbuluar Vuçiçin, si Serbia u kthye në “poligonin e stërvitjeve” ruse

Marsela SHYTIA Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe zyrtarët më të lartë shtetërorë shpesh paralajmërojnë për “revolucione me ngjyra” dhe “plane perëndimore për të destabilizuar Serbinë”, autoritetet moldave pretendojnë se pikërisht në territorin e Serbisë dhe të rajonit mbahen kampe trajnimi për njerëz për veprime të dhunshme në Moldavi të drejtuara kundër autoriteteve atje. Paradoksi është i dukshëm, ndërsa politikanët pro-regjim paralajmërojnë për “plane të huaja”, skenarë të veprimeve të dhunshme po përgatiten në territorin e brendshëm. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, stërvitja në Loznicë përfshinte thyerjen e kordoneve të policisë, përdorimin e shkopinjve të gomës, prangave dhe madje edhe armëve të zjarrit. Laptopët, telefonat, pajisjet e radios dhe një armë dyshohet se iu sekuestruan organizatorëve. Sipas policisë, pjesëmarrësit morën 400 euro për...