Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

Saimir Sula TIRANË-Pas pesë vitesh pritje, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë. Burime bëjnë me dije se në Bruksel kanë udhëtuar prokurorja e çështjes, një përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe motra e të ndjerit, Majlinda Sula, e cila ka qenë këmbëngulëse në zbardhjen e së vërtetës. Majlinda Sula ka kërkuar që analiza e ADN-së të bëhet në mënyrë të pavarur, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj institucioneve shqiptare. Sipas saj, vëllai i saj Saimiri humbi jetën jo për shkaqe natyrore, por për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në një spital në Spanjë. “Kam të drejtën të...