Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Romeo Kara ngre alarmin: Parlamenti, opozita dhe mazhoranca të kapura nga pazaret me bandat dhe oligarkët, Berisha…
Parlamenti shqiptar, opozita dhe mazhoranca, nuk janë më institucione që përfaqësojnë qytetarët dhe interesin publik, por janë kthyer në skena pazari, ku vendosin oligarkët dhe bandat kriminale. Ky është alarmi i ngritur nga juristi dhe analisti Romeo Kara, i cili shigjeton të dy krahët e politikës duke i akuzuar si bashkëfajtorë në kapjen e shtetit dhe shkatërrimin e shpresës për një shtet ligjor. Sipas tij, në Shqipëri nuk funksionon as tregu i lirë, as pronësia, as drejtësia e pavarur, dhe parlamenti është thjesht një teatër i demagogjisë, ku njëra palë aktron opozitën dhe pala tjetër qeverinë, por në prapaskenë janë të sinkronizuar për të ruajtur sistemin e korrupsionit dhe për të mbajtur peng vendin. Në këtë kuadër, Kara thekson gjithashtu se raporti i fundit i...