Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Shanset e fitores 50 me 50”/ Shehaj për kandidatin e opozitës për kryebashkiak: Manastirliu, profil jo i pëlqyer
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quan arritje që opozita ka pranuar kërkesën që kandidati për kryebashkiak të jetë jo nga fusha politike. Shehaj tha se nëse Tirana do drejtohet nga një figurë jo e korruptuar, duhet jashtë politikes. Ai tha se me një nga tre emrat e përfolur nga opozita, kanë shans 50 me 50 për të fituar zgjedhjet përballë Ogerta Manastirliun. Kandidati i Partisë Mundësia është Ermal Hasimja. Agron Shehaj: Më bëhet qejfi që PD ka pranuar kërkesën tonë për një kandidat jashtë politikës. Nëse duam t’i japim Tiranës një figurë të pa korruptuar, duhet jashtë fushë politike. Është moment i jashtëzakonshëm për shumë arsye prandaj duhet një zgjidhje e jashtëzakonshme. Vetëm një nga emrat është kandidatura jonë. Arjan Curi: Hasimja është i Partisë...