Arbjan Mazniku në GJKKO, çfarë po ndodh në seancën për dosjen “5D”

Arbjan Mazniku në GJKKO, çfarë po ndodh në seancën për dosjen “5D”

Ish-ministri i shtetit për Pushtetin Vendor dhe deputeti socialist Arbjan Mazniku është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se deputeti Mazniku është paraqitur si dëshmitar, pas thirrjes së Prokurorisë së Posaçme SPAK-ut në lidhje me hetimet për Dosjen 5D. Çështja 5D, çfarë po diskutohet në seancë Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla nuk është i paraqitur në sallën e gjyqit. Molla ka nënshkruar deklaratën me përmbajtje: “Unë, i pandehuri Redi Molla, deklaroj se nuk marr pjesë në seancë dhe kërkoj të përfaqësohem nga avokatët Denion Bogdani dhe Ermir Beta.” Gazetarja Glidona Daci raporton se Taulant Tushe nuk është i pranishëm në sallën e gjykimit. Ai kërkon të përfaqësohet nga avokatët e tij, pasi shpreh vullnetin për të mos...