Izraeli ndalon 13 anije me ndihma që ishin nisur drejt Gazës

Izraeli ndalon 13 anije me ndihma që ishin nisur drejt Gazës

Forcat izraelite kanë ndalur 13 anije në të cilat ndodheshin aktivistë të huaj dhe ndihmë dedikuar Gazës, por edhe 30 anije po vazhdojnë lundrimin drejt enklavës palestineze, thanë organizatorët e flotës më 2 tetor. Në një video të publikuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit shihen shumica e aktivistëve më të njohur që po lundrojnë me këto anije, përfshirë edhe aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg, të ulur në anije dhe të rrethuar nga ushtarët. “Disa anije të flotës Sumud të Hamasit [grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian] janë ndalur dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port të Izraelit”, tha Ministria e Jashtme në X. “Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe me shëndet...