Veliaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, mbahet sot rekursi në Gjykatën e Lartë

Veliaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, mbahet sot rekursi në Gjykatën e Lartë

Sot në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i Erion Veliajt, ish-kryebashkiak i Tiranës, për ndryshimin e masës së sigurisë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Veliaj ka kërkuar ndryshimin e kësaj mase, ndërsa seanca pritet të zhvillohet gjatë ditës. Erion Veliaj u shkarkua si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke bërë që më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet. Top Channel