Ky është mëngjesi që rekomandohet nga ekspertët e shëndetit

Ky është mëngjesi që rekomandohet nga ekspertët e shëndetit

Hulumtimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ndihmon të qëndrojmë të ngopur dhe të kënaqur për më gjatë gjatë ditës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se karbohidratet dhe yndyrnat duhen lënë pas dore. Sekreti është zgjedhja e duhur dhe konsumimi i tyre me mençuri. Për këtë çështje foli Androniki Naska, Profesoreshë e Higjienës dhe Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Kombëtar të Athinës. Proteina dhe karbohidratet, një kombinim i domosdoshëm Sipas Naskës, mëngjesi duhet të përfshijë një burim proteinash shtazore si vezët, qumështi, djathi apo kosi, ose edhe proteina bimore përmes bukës integrale, drithërave, arrave apo farave. Nga ana tjetër, karbohidratet janë të nevojshme për energji, sidomos pas orëve të gjata të gjumit. Rekomandohet që ato të vijnë nga fruta të...