Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sherri në Bilisht! ‘Pazaret’ e kontrabandës, palët nxorën thikën e shkopin e bejsbollit për t’u sqaruar
PAMJE NGA NGJARJA BILISHT- Në sherr masiv u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 tetor) në Bilisht. Trajan Çeliku, i njohur nga Policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja palët janë të përfshirë në kontrabandë nga kufiri i gjelbër. Shkak për sherrin është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet. Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin. Më pas ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrit. Në pamjet e publikuara nga sherri i dhunshëm, shihet teksa Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë Guri Mazelliun, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit....