Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK dhe policia zbarkojnë në Durrës, kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos (Rrumit)
ALEKSANDER LAHO DURRËS- Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ka nisur një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku në qendër të kontrolleve ka qenë dhe banesa e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe dhe si Rrumi i Shijakut. Aktualisht aksioni është duke vijuar, ndërsa nuk dihen detaje nëse ka të arrestuar apo jo. Aleksandër Laho prej disa vitesh ndodhet në kërkim, ndërsa kanë dështuar disa operacione për kapjen e tij. Ndaj tij ka dy urdhër-arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe dënoi me 3 vjet burg Lahon, dënim që zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të...