Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori, udhëtarët shqiptarë do të hasin vonesa në kufi

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori, udhëtarët shqiptarë do të hasin vonesa në kufi

Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Këto vonesa mund të vijnë pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foro. Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane. SchengenVisaInfo ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen dhe ata shqiptarë. SchengenVisaInfo sqaron...