Zogaj: Situata me dekretin e presidentit, pasojë e një amullie ligjore. Opozita nuk është në koherencë

Zogaj: Situata me dekretin e presidentit, pasojë e një amullie ligjore. Opozita nuk është në koherencë

Analisti Preç Zogaj e cilësoi si pasojë të një “amullie ligjore” dhe mungesës së harmonizimit në legjislacion dekretin e Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve edhe në Bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai theksoi se presidenti ka kaluar përtej kompetencave të tij, pasi “mund të referojë bazën ligjore mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, por nuk ka pse të adresojë padinë apo ankimimin, duke marrë tagrin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sipas Zogaj, krijon një rebus ligjor. “Jemi përpara një lloj amullie ligjore dhe ka kondraktisione në shumë ligje dhe nuk ka një harmonizim. Presidenti ka shkuar përtej tagrit të tij pasi mund të referojë bazën ligjore ku mbështetet vendimi i Këshillit Bashkiak por nuk ka pse adreson padinë apo ankimim dhe të...