Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në qeli që nga 10 shkurti/ Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Sot, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Erion Veliaj. Ish-kryebashkiaku i Tiranës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë, relatore e seancës është caktuar gjyqtarja Albana Boksi. Ai ndodhet në arrest me burg për 13 akuza, 9 raste për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për fshehje të pasurisë dhe 1 për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, së fundi edhe për shpërdorim detyre. Veliaj u shkarkua më 25 shtator me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ish-kryebashkiaku ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, por dje, më 1 tetor presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.