Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e 33-vjeçares që tronditi Italinë, nëna e autorit të krimit thyen heshtjen: Nuk do ta fal kurrë, ai meriton ferrin
Nicolina Giagheddu, nëna e Emanuele Ragnedda, që vrau 33-vjeçaren Cinzia Pinna, ka deklaruar publikisht se nuk do ta falë të birin dhe se ai “meriton ferrin”. Deklarata e saj e fortë u dha të mërkurën pasdite jashtë pronës familjare në Conca Entosa, ku hetuesit po kryenin një inspektim të ri. “Nuk e njihja Cinzian, por kërkoj ndjesë”, u shpreh Giagheddu, e cila tregoi se kishte besuar te projekti i të birit në atë zonë, por tashmë e konsideron atë si gabimin e saj më të madh. Nëna e autorit të krimit tha se nuk e ka vizituar djalin në burg dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë: “Ai nuk mund të falet nëse e bëri vërtet këtë.” Ajo shtoi se kishte ndjerë se ai “jetonte...