Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sejko: Rritje e qëndrueshme ekonomike 3,5%, konsumi dhe investimet motorët kryesorë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi dje se ekonomia shqiptare po vijon të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje, të mbështetura nga konsumi, investimet dhe turizmi si kontribuuesit kryesorë në rritjen ekonomike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën e sotme për shtyp tha se, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, rritja ekonomike ka arritur në 3,5%, dhe pritet të mbetet në këto nivele edhe deri në fund të vitit. Gjithashtu, vijoi Guvernatori, rritja e pagave pritet të japë një shtysë të mëtejshme për ekonominë. “Rritja është reflektuar edhe në tregun e punës, ku punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3,4%, ndërsa papunësia zbriti në 8,5%. Pagat në sektorin privat pësuan një rritje të konsiderueshme prej 9,5%. Guvernatori theksoi...