Sejko: Inflacioni, rritje të lehtë gjatë muajve të verës

Sejko: Inflacioni, rritje të lehtë gjatë muajve të verës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi dje në një konferencë për shtyp se inflacioni në vend ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve të verës, duke arritur në 2.4% në muajt korrik dhe gusht nga 2.3% në tremujorin e dytë të vitit. Rritja u ndikua kryesisht nga çmimet e qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë vijuar të bien dhe mallrat e tjera kanë mbetur të qëndrueshme. Sipas Guvernatorit Sejko, ecuria aktuale e inflacionit pasqyron një rritje të lehtë të presioneve të brendshme, të nxitura nga kërkesa e lartë për mallra dhe shërbime, si dhe nga rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit. Në të kundërt, presionet nga mjedisi i jashtëm mbeten të ulëta për shkak...