Tërmeti në Filipine, shkon në 72 bilanci i viktimave

Tërmeti në Filipine, shkon në 72 bilanci i viktimave

Ka shkuar në 72 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi një ditë më parë Filipinet. Situata më e rënduar raportohet në Cebu atje ku ishte dhe epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 6.9 Rihter. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po kërkojnë për të mbijetuar pasi shumë ndërtesa janë shembur. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Cebu ku shumë banorë janë evakuuar, ndërsa 600 shtëpi janë dëmtuar. Në spitale ndodhen mbi 300 të plagosur, teksa dëme të konsiderueshme raportohen dhe në infrastrukturën rrugore.