“Mbinxehja” e kredisë për individë, BSH mund të marrë masa të reja për ta ngadalësuar

“Mbinxehja” e kredisë për individë, BSH mund të marrë masa të reja për ta ngadalësuar

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka lënë përsëri të hapur mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të saj.Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të tretë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se në tërësi, vazhdimësia e rritjes së kreditimit konfirmon vijueshmërinë e një cikli financiar pozitiv, që po zhvillohet me shpejtësi.Banka e Shqipërisë vëren se, krahas mundësive më të mira për akses në kreditim, këto zhvillime shoqërohen me rreziqet që lidhen me ruajtjen e aftësisë paguese të kredimarrësve, përqendrime në sektorë të caktuar dhe rënie të cilësisë së kredisë në sektorin bankar.Në këto kushte, me qëllimin për të moderuar ritmet e rritjes së kredisë, Banka e...