‘Stuhia godet Shqipërinë me erë dhe shtrëngata’, ekspertja jep alarmin për fundjavën: Ja zonat më të rrezikuara

‘Stuhia godet Shqipërinë me erë dhe shtrëngata’, ekspertja jep alarmin për fundjavën: Ja zonat më të rrezikuara

Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni, në një emision televiziv, ka reaguar pas paralajmërimeve të një meteorologu të njohur grek, i cili tha se Shqipëria do të përfshihet nga një stuhi e fuqishme, me reshje intensive shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe dëborë në zonat malore. Gjoni theksoi se kjo situatë është parashikuar që prej ditës së hënë nga institucionet shqiptare dhe nuk është e nevojshme që qytetarët të presin informacione nga specialistët e vendeve fqinje. “Këtë gjë e kemi njoftuar prej të hënës. Presim që ky mot të na shoqërojë gjatë fundjavës. Nuk është se presim të na informojnë homologët në vendet fqinje. Presim mot me stuhi, reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe, në formën e shtrëngatave. Duhet përmendur se në zonat malore...