Xhixho: Opozita ka bërë 44 protesta dhe disa kallëzime në SPAK, Veliaj s’është hetuar ende

Xhixho: Opozita ka bërë 44 protesta dhe disa kallëzime në SPAK, Veliaj s’është hetuar ende

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se opozita ka ndërmarrë një sërë veprimesh publike dhe ligjore kundër ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përfshirë 44 protesta dhe më shumë se katër kallëzime penale në SPAK. E ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Xhixho theksoi se opozita ka qenë kategorikisht kundër Veliajt, veçanërisht në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, që sipas saj “nuk ekziston, por ka përfituar miliona euro”. “Kemi qenë të qartë dhe të zëshëm që prej fillimit. Veliaj nuk është sot nën hetim për dosjet që opozita ka çuar në SPAK, ndonëse ka firmosur vendime me pasoja të mëdha financiare, duke marrë edhe kompetencat e Këshillit Bashkiak,” – u shpreh Xhixho. Sipas saj, ky është një tjetër...