Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, AKU nuk informoi konsumatorin

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, AKU nuk informoi konsumatorin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësinë për garantimin e sigurisë ushqimore, i tha emisionit “Inside Story” se ka bllokuar mijëra kg mish, qofte, kërnacka apo hamburgerë të kontaminuar me salmonelë. Rastet e daljes në treg të produktit të kontaminuar janë konfirmuar nga AKU, e cila pranon se vetëm për 5 muajt e parë të vitit 2025 janë konstatuar 3 praktika ngarkesash me salmonelë. Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike. Në një tjetër rast u bllokuan 1.650 kg “qofte zgare”, si dhe 3.2 kg “mish i grirë”, për...