Arlind Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh

Arlind Qori: Jam kandidat i mundshëm për Tiranën, gati nëse Lëvizja Bashkë më zgjedh

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se mund të jetë një kandidat i mundshëm i këtij subjekti politik në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Qori tha se do të kandidojë vetëm nëse zgjidhet nga Lëvizja Bashkë si kandidat zyrtar. Qori njoftoi se nesër do të mblidhet Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë, ku do të diskutohet çështja e zgjedhjeve dhe, me shumë gjasë, do të vendosen edhe kandidatët e mundshëm. “Nesër do mbledhim Këshillin Koordinues, do diskutojmë çështjen e zgjedhjeve dhe me shumë gjasë do të vendosim edhe kandidatë e mundshëm. I mundshëm jam edhe unë, por gjithsesi ky është një diskutim që do bëhet nesër. Unë jam gati nëse të tjerët në Këshillin Koordinues...