VIDEO/ ‘Po pushtojmë rrugën për Flotiljen’ – Protesta e bllokime rrugësh në Romë

VIDEO/ ‘Po pushtojmë rrugën për Flotiljen’ – Protesta e bllokime rrugësh në Romë

Teksa marina izraelite ka rrethuar disa anije të flotës globale ‘Sumud’, në Itali kanë shpërthyer protesta, për shkak të ‘indiferencës’ së qeverisë Meloni për t’i dalë në mbrojtje anijeve me aktivistë italianë që ndodhen në bord, në përpjekje për të thyer bllokadën në Rripin e Gazës. I ashtuquajturi Fronti Pro Flotiljes është mobilizuar mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke paralajmëruar për bllokimin e çdo trafikun në Romë. "Le të futemi në mes të rrugës”, kanë paralajmëruar aktivistët pro-PAL, përfshirë studentët dhe sindikatat bazë që kanë filluar të mblidhen në Piazza dei Cinquecento në Romë. Ata  kanë nisur të bllokojnë trafikun dhe të pushtojnë rrugët ngjitur. "Ne do të bllokojmë gjithçka për Flotiljen dhe për Palestinën." Demonstrata janë planifikuar jo vetëm në Romë dhe Milano, por...