No Image Available

A pezullohen zgjedhjet në Tiranë? Spahiu tregon skenarin: Ping-pong gjykatash, ja kush vendos

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki pa kryetar, përfshirë edhe Tiranën. Ky vendim vjen ndërkohë që ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin e tij nga detyra. Juristi Kreshnik Spahiu, në një emision televiziv, u shpreh se zgjedhjet në Tiranë mund të pezullohen vetëm nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se institucioni i vetëm që ka të drejtën të ndalojë përkohësisht procesin është Kushtetuesja, e cila duhet të flasë vetëm përmes vendimeve. “Unë e vlerësoj situatën si një ping-pong gjykatash, të gjithë janë pjesë e lojës. Pezullimi i zgjedhjeve është akt juridik kushtetues dhe mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Prisja që ajo të pezullojë...