17 ditë në grevë urie/ Përkeqësohet gjendja e shqiptarit në mes të Athinës

17 ditë në grevë urie/ Përkeqësohet gjendja e shqiptarit në mes të Athinës

Qendra Kombëtare Helenike e Kujdesit të Urgjencës lëshoi një deklaratë në lidhje me shqiptarin Pano Ruçi, i cili po qëndron në grevë urie në sheshin Syntagma të Athinës për të 17-ën ditë. Në deklaratë thuhet se shëndeti i grevistit të urisë po monitorohet çdo ditë edhe pse ai po refuzon t’u nënshtrohet testeve të nevojshme laboratorike. “Deri më sot ai nuk ka pranuar t’u nënshtrohet testeve të tilla, gjë që e bën edhe më të vështirë monitorimin dhe përgatitjen për transferimin e tij të menjëhershëm dhe të sigurt në spital, nëse kjo bëhet e nevojshme” – thuhet në deklaratë. Këtë të mërkurë avokatja e tij, bëri një kërkesë për shtyrjen e zhvarrimit të djalit të tij, Denisit. Kërkesa u bë për shkak të caktimit të...