Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gara për Bashkinë e Tiranës! PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin
salia blu-partia demokratike TIRANË- Në pritje që opozita të finalizojë së shpejti emrin e kandidatit për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kampi opozitar është vënë në lëvizje për të arritur sa më shpejt negociatat. Mësohet se një takim është zhvilluar mes Sekretari të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka me kreun e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi. Takimi vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet se mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një koalicion ai që do të...