Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona
Një incident është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Bilishtit. Nga pamjet e siguruara shihet qartë momenti kur dy persona zbresin nga një automjet dhe tentojnë të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij. Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e një prite, ka arritur të shmangë dhunën duke dhënë gaz makinës dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, në këtë moment nuk është raportuar për persona të lënduar. Vetë shoferi, i cili është paraqitur më pas në polici, ka deklaruar se është goditur me thikë gjatë përplasjes. Policia e Devollit ka shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në konflikt dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë...