VIDEO/ Momente humori në Shtëpinë e Bardhë: Trump i trembet Covid-it pas teshtimës së Kennedy Jr, i kërkon Paxlovid CEO-s së Pfizer

VIDEO/ Momente humori në Shtëpinë e Bardhë: Trump i trembet Covid-it pas teshtimës së Kennedy Jr, i kërkon Paxlovid CEO-s së Pfizer

Një moment i pazakontë gjatë prezantimit të politikës së re shëndetësore nga presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale riktheu kujtimet nga periudha e Covid-19, përmes një shakaje të drejtuar ndaj Sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. dhe drejtorit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla. Gjatë fjalimit të tij, Donald Trump shpalli nisjen e TrumpRx, një platformë e re online që do t’u lejojë amerikanëve të blejnë ilaçe me recetë direkt, pa ndërmjetësimin e sigurimeve shëndetësore, dhe me çmime të reduktuara ndjeshëm, deri në 50% më lirë se çmimet aktuale. Teksa Donald Trump po fliste, Kennedy Jr. që ndodhej vetëm një metër larg presidentit amerikan teshtiu, duke sjell edhe një reagim me nota humori. “Shëndet, Bobby. Shpresoj të mos kem marrë Covid,” tha Trump, duke shkaktuar...